Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në një postim në Facebook ku doli kundër presidentit Meta i cili i dërgoi një letër homologut të tij amerikan Donald Trump për votimin e Shqipërisë në OKB.

Valisi u shpreh se çdo alibi që bën qeveria vetëm sa e rëndon këtë faj historik të saj dhe se asnjë shqiptar nuk është në krah të qeverisë kur ajo voton kundër Amerikës.

Postimi i Vasilit:

Qeveria kunder Amerikes ne OKB, ky turp i saj nuk zhbehet.

Qeveria votoi kunder Amerikes dhe kete nuk e luan topi.
Cdo alibi e shpëlarë e qeverise vetem se e rendon kete faj historik te saj.
Asnje shqiptar nuk eshte ne krah te qeverise kur ajo voton kunder Amerikes.
Arsyet e erreta te ketij votimi antiamerikan te qeverise jane te qarta dhe qellimkëqia.
Cdo avokati e ketij turpi qe nuk zhbëhet dot eshte po aq e erret sa edhe vete arsyet e erreta te qeverise kapur per te votuar haptas kunder Amerikes.
Denoncimi i forte, pa komplekse dhe pa kompromis i ketij turpi eshte i vetmi qendrim i ndershem ne te mire te Shqiperise dhe ne dem te klikes antiamerikane qe qeveris vendin dhe te gjithe zedhenesve te saj politikë e parapolitikë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook