Klubi madrilen ka pasur shumë probleme si: humori i keq i disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, gjetja e trajnerit të ardhshëm dhe shpëtimi i një sezoni deri tani zhgënjyes.

Por Real Madrid për momentin nuk duhet të mendojë për sulmin pasi mediat iberike bëjnë të ditur se Florentino Perez ka ndërprerë çdo tentativë të emisarëve të tij për të gjetur një tjetër lojtar për repartin ofensiv. Shkak për këtë është Karim Benzema.

Sulmuesi francez ka përmbysur situatën në favor të tij, pas zërave se do të largohej nga “los blankos” dhe ka bindur drejtuesit e klubit të vazhdojnë të besojnë tek ai.

 

Benzema është nga të paktët lojtarë që mund të “shpëtohet” në këtë sezon mes madrilenëve, ndërsa si shpërblim për paraqitjet e lojtarit, Reali Madridit do ta konfirmojë atë edhe për sezonin e ardhshëm. Kështu gjetja e një sulmuesi nuk është prioritet në klubin madrilen.

Kjo është konfirmuar edhe nga tërheqja nga merkato, ku megjithëse në hapat e parë, sipas mediave spanjolle, tratativat për Mauro Ikardin dhe Paulo Dibala kishin nisur javë më parë.