Real Madrid është kualifikuar në fazën gjysmëfinale të UEFA Champions League, pas një penalltie të shndërruar në gol nga Ronaldo.

Ishin pikërisht juventinët që dominuan gjithë lojën por pas një ndërhyrjeje në zonë nga Benatia ndaj Asension në minutën e 3 shtesë “hodhi poshtë” gjithë lojën e skuadrës.

Pas një proteste nga kapiteni i Juventusit, Buffon, albitri i dha karton të kuq duke mos patur mundësi as të priste penalltinë e akorduar.

Më pas në portë hyri ish-gardiani i Arsenal, Szczesny i cili kishte një detyrë shumë të vështirë, pasi mbi të varej shpresa e ekipit.

Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo i cili ekzekutoi penalltinë dhënë, duke shënuar dhe hequr shpresat e krijuara nga Juventus.

Ndonëse Juventus fitoi me rezultatin 1-3 ndal Real-it, skualifikohet pasi rezultati i përgjithshëm shkoi 4-3 për madrilenët, pas fitores 0-3 në Torino.

Golat

Mario Mandzukic (2′) Real Madrid 0-1 Juventus

Mandzukic (37′) Real Madrid 0-2 Juventus

Matuidi (66′) Real Madrid 0-3 Juventus

Ronaldo (90+8′) Real Madrid 1-3 Juventus

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook