Nëse keni disa limona në kuzhinë, fare mirë mund ti përdorni për të bërë një reçel.

Ja si ti shndërroni ato në reçelin më të shijshëm që keni provuar ndonjëherë.

Përbërësit:

    • 1 kg lëkura limoni (limona me lëkurë të trashë)
    • 1 kg sheqer
    • 2 gota ujë
    • lëngun e 1/2 së limonit 

Përgatitja:

    • Grijmë lehtë lëkurat e limonave, më pas i presim në feta, i vëmë në tenxere me ujë që të ziejnë. Nga momenti që marin valë i lemë për 5 minuta. 
    • E përsërisim edhe një herë këtë gjë, më pas bashkojmë cepat e lëkurave dhe i vemë nga një kunjë dhëmbësh.
    • Kur i kemi mbaruar të gjitha i fusim në një tas me ujë dhe i lemë tërë natën. Në mëngjes vëmë ujin dhe sheqerin të ziejnë për 10 minuta.
    • Shtojmë lëkurat e limonit siç janë me kunja dhëmbësh. I ziejmë për 10 minuta. I heqim, i lemë të ftohen mirë, më pas i vemë sërish të ziejnë derisa shërbeti të trashet.
    • Pesë minuta para se ta heqim i shtojmë edhe lëngun e limonit. Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook