Një recetë fantastike në shije, e lehtë në përgatitje e mbi të gjitha e shëndetshme, dhe e pasur në vlera ushqyese.

Përbërësit

Gjysmë lakre mesatare e ndarë në katër pjesë ose feta

3 lugë gjelle vaj ulliri

2-3 thelpinj hudhër të shtypur

Pak piper i kuq djegës

Kripë, Piper i zi

Një kokërr limon

Një filxhan çaji me ujë

Përgatitja

Si fillim parangrohni furrën në temperaturë maksimale.

Lakrën prijeni në feta të mëdha rrethore në katër pjesë.

Lyejeni secilën prej pjesëve të lakrës së bardhë me vaj ulliri nga të dyja anët.

Spërkatini me kripë, hudhrat e shtypura, piper dhe pak spec djegës.

Vendosini në një tavë, ku më parë keni shtruar letër pjekjeje.

Spërkatini me lëng limoni sipër duke u kujdesur që të hiqni farat e tij, kjo pasi mund të hidhërojë shijen e lakrës.

Shtojini ujin dhe futini në furrë, në pjesën e poshtme të saj dhe lërini të piqen përreth 15 minuta, kthejini pjesët e lakrës nga ana tjetër dhe lërini të piqen derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrën e artë të pjekjes.