Receta e ditës së sotme konsiston në një pjatë me bazë peshkun, duke e lënë sipas dëshirës zgedhjen e llojit të peshkut si për shembull mund ta gatuani me troftë, krap, qefull etj.

Përbërësit për 6 persona  

-peshk 1.200g.

-7-8 domate mesatare

10 patate mesatare

-vaj, 3/4 e filxhanit të çajit

– l filxhan çaji verë e bardhë

-l limon

-4 lugë gjelle galetë (bukë e thekur e thërmuar)

-4-5 thelpinj hudhra

-l lugë gjelle majdanoz

kripë e piper

Përgatitja:

Pastrohet peshku, pritet në racione (në dy copa për racion) vendoset në pjatë ose tavë dhe i hidhet pak kripë.

Merret tava e përshtatshme për peshq dhe lyhet me vaj. Ndërkohë pritet majdanozi hollë dhe hudhrat, shtohet galeta e bluar dhe përzihen këto së bashku në një pjatë. Një pjesë e kësaj mase hidhet në tavën e lyer me vaj dhe mbi këtë shtresë, vendoset peshku.

Në një tas porcelani hidhet vaji, vera, lëngu i limonit dhe lëngu i domateve. Shtohet kripa, piperi dhe punohen me tel që të bëhet një masë e njëltrajtshme.

Domateve që kanë mbetur, u hiqet lëkura (me ujë të valuar), priten në formë rrethi dhe vendosen mbi racionin e peshkut.

Hidhet mbi peshkun masa e përgatitur me vaj, verë, etj., spërkatet me pjesën tjetër të bukës së bluar dhe vendoset tava në furrë me nxehtësi mesatare për t’u pjekur 20-25 minuta.

LEXO EDHE:  Ishin me pesticide, Greqia asgjëson 4.6 ton domate nga Shqipëria e Italia

Ndërkohë zihen patatet në ujë të valuar me kripë, pastrohen dhe shërbehen me peshkun, i cili pasi të piqet plotësisht vihet në pjatë sipas racioneve ose në pjatë duke i spërkatur patatet dhe peshkun me lëngun e vet.

Duhet patur parasysh që gjatë pjekjes të spërkatet me lëngun e vet.