Përbërësit për këtë recetë super të shpejtë janë:

-300 gr spinaq
-5 vezë
-1 decilitër qumësht
-5 lugë miell
-1 pluhur për pjekje
-20 gr djathë parmezan

Për mbushjen:

-1 presh
-400 gr mish i bardhe i bluar
-200 gr gjizë
-5 lugë vaj
-kripë
Piber i zi

Hapat

1. Spinaqi pastrohet dhe zihet pakëz në ujë me kripë, pastaj kullohet dhe grihet.

2. Të bardhat  e vezëve ndahen nga të verdhat, të bardhat më pas tunden derisa të përftohet një shkumë e trashë.

3. Në një enë tunden të verdhat  e vezëve, qumështi dhe mielli, shtohet spinaqi, djathi parmezan, pluhuri për pjekje, shtohen kripë dhe piper sipas shijes dhe të gjitha përzihen mirë.

4. Në fund shtohet shkuma nga të bardhat e vezëve dhe përzihet ngadalë me tel kuzhine.

5. Në fundin e tavës drejtkëndëshe shtrohet letër për pjekje, derdhet mbi të masa e përgatitur dhe piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

6. Pandispanja e pjekur mbështillet me pecetë të lagësht kuzhine.

7.Mbushja, karrota pastrohet dhe grihet trash në rende, ndërsa mishi i bardhë i pulës bluhet në makinë për bluarjen e mishit.

8. Në pak vaj kaurdise karrota, me qëllim që të zbutet, pastaj shtohet preshi dhe ai kaurdiset pakëz, shtohet mishi i bardhë i pulës dhe shtohen edhe kripa e piperi sipas shijes dhe kaurdisen bashkë, duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës derisa të zbutet mishi dhe derisa të shteret lëngu i tepërt.

LEXO EDHE:  Mjeshtëria e traditës shqiptare! Jufka dibrane me pulë

9. Masa e përgatitur lihet të ftohet, shtohet gjiza dhe përzihe mirë, me qëllim që të fitohet një masë kompakte.

10. Finalizimi, padishpanja e pjekur hiqet nga peceta e lagësht dhe lyhet me mbushjen e përgatitur, pas lyerjes padispanja bëhet role.

11. Roleja mbështillet me pecetë të lagësht kuzhine dhe lihet të forcohet në frigorifer, roleja e forcuar pritet në copë dhe shërbehet.