Përbërësit për afro 14 biskota:

– 200g gjalpë i tretur, i ftohtë
– 300g sheqer
– 1 vezë e madhe
– 280g miell
– 75g kakao e hidhur
– 300g çokollatë (100g me qumësht, 100g e zezë dhe 100g e bardhë)
– një majë thike kripë

Përgatitja: 

1. Ndezim furrën me 200°c

2. Përziejmë gjalpin me sheqerin me rrahësin e vezëve me dorë, deri sa të bëhen si krem. Shtojmë vezën dhe i përziejmë akoma.

3. Shtojmë tani përbërësit e thatë: miellin, kakaon dhe çokollatën e ndarë në copa të vogla. Për ta bërë brumin të butë aq sa të punohet lehtë me dorë.

4. Ndajmë brumin në 14 topa dhe i shtypim me dorë,

5. Më pas i vendosim në tavë me letër furre dhe i pjekim për afërsisht 15 minuta. I

6. lëmë më pas të ftohen për 3 minuta në tavë, pasi janë shumë delikatë.