Përbërësit:

1 pako biskota
100 gr lajthi
3 gota qumësht
3 lgj niseshte
3 lgj sheqer
2 lgj gjalpë
2 të verdha veze
1 lgj shurup karamele
2 banane

Përgatitja:

1. Grijmë trashë në blender lajthitë.

2. Më pas grijmë dhe biskotat pothuajse pluhur dhe i përziejmë më lajthitë.

3. Në një tenxhere hedhim sheqerin, niseshten, qumështin dhe vezët dhe i përziejmë në zjarr derisa të krijohet një masë kremoze.

4. Në fund shtojmë gjalpin dhe e përziejmë përsëri që masa të lidhet mirë.

5. Fillojmë përgatisim ëmbëlsirën.

6. Vendosim gota në tavolinë dhe në çdo gotë vendosim si bazë nga 2-3 feta banane.

7. Mbi shtresën me banane vendosim një shtresë me krem, më pas vendosim një shtresë me përzierjen e biskotave me lajthi.

8. Vendosim anash gotës banane të prera në rrathë dhe shtojmë përsëri krem.

9. Embëlsirën e përfundojmë me biskotë me lajthi dhe në fund sipas dëshirës mund të shtojmë pak shurup karamele të gatshme ose në pamundësi pak banane të karamelizuar.

Ju bëftë mirë!