Përbërësit:

200 gr makarona Garofalo
200 gr fileto pule
½ kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
200 gr kërpudha
100 gr pana
2 lgj djathë parmixhano
½ tufë majdanoz
Kripë, pipe ri zi
2 lgj vaj ulliri Olitalia

Përgatitja:

  1. Vendosim tenxheren me ujë të bollshëm me kripë dhe vendosim makaronat të ziejnë për 11 minuta.
  2. Ndërkohë lajmë dhe thajmë fileton e pulës dhe e presim në shirita me gjatësinë e makaronave ose në kubikë.
  3. Ngrohim vajin e ullirit në tigan dhe kaurdisim copëzat e mishit derisa ato të zverdhen.
  4. Shtojmë qepën të grirë imët gjithashtu dhe hudhrën të grirë imët.
  5. I kaurdisim së bashku me mishin derisa qepa të zbutet, shtojmë më pas kërpudhat të prera në feta dhe vazhdojmë kaurdisjen së bashku derisa në tigan mos të ketë lëng dhe përbërësit të jenë zverdhur lehtë.
  6. Shtojmë kremin pana, ½ garuzhde lëng nga uji i zierjes së makaronave, 1 lugë djathë parmixhano të grirë imët, pak kripë, piper të zi dhe majdanoz të grirë hollë.
  7. Shtojmë më pas dhe makaronat, i përziejmë së bashku dhe i servirim menjëherë të ngrohta duke i spërkatur me pak djathë parmixhano.