Përbërësit:

500 gr mish të grirë
2 qepë
2 lugë gjëlle vaj ulliri
2 gota ujë
1 lugë melmesa (vegetë)
1/2 lugë piper
6 vezë të ziera
1 lugë miell
200 ml qumësht
100 gr djathë

Përgatitja:

Grihet imët qepa dhe i shtohet vegeta, një luge vaj dhe një gotë ujë dhe lihet të ziej derisa të avulloj uji. Pastaj shtohet mishi dhe piperi si dhe një gotë ujë dhe lihet të zihet përsëri derisa uji të shteroj. Kur shteron ujë i shtohet 1 vezë dhe perzihet masa që të bëhet më kompakte. Preferohet të bëhet në tepsi xhami të qëndrueshme ndaj zjarrit. Lyhet tepsia me vaj dhe renditen vezët e ziera të ndara në dysh ku ana e ndarë të vendoset poshtë dhe mbi të shtohet masa me mish dhe salca beshamel e përgatitur nga 2 lugë vaj i nxehtë, i shtohet një lugë miell e përziejmë pak dhe i shtojmë qumështin. E shtojmë salcën sipër mishit dhe mbi të djathë në rende. Piqet për një orë në temperaturën 180 gradë.