Përbërësit:

2 fileto pule
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1 thelpi hudhër
800 gr spinaq
2 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1 lgj miell
1 lgj mustardë Cipa dhe lëngu i 1 limoni
1 gotë verë të bardhë
1 tufëz koper
Kripë
Piper i zi.

Përgatitja:

1. Presim filetot e pulës në kubikë mesatare dhe i spërkasim me kripë dhe piper.

2. I vendosim më pas në një tigan të nxehtë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

3. I largojmë më pas kubikët e mishit të pulës dhe në po atë tigan shtojmë 1 lugë gjalpë dhe kaurdisim mirë qepën e thatë dhe hudhrën të grirë shumë imët.

4. Pasi qepa të jetë zbutur shtojmë një lugë miell dhe e lemë të kaurdiset për 2-3 minuta.

5. Shtojmë më pas dhe filetot e pulës, i trazojmë mirë të gjithë përbërësit duke rregulluar dhe shijen me kripë dhe piper.

6. Në fund e shuajmë gatimin me pak verë të bardhë.

7. Në një tigan tjetër vendosim 2 gota ujë së bashku me spinaqin.

8. E lemë spinaqin derisa të ulë vëllimin dhe më pas e shtojmë tek filetot e pulës me salcë.

9. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe një koncentrat dhe më pas qepët e njoma të grira imët së bashku me gjysmën e sasisë së tufës së koperës.

10. I lemë të gjithë përbërësit të ziejnë dhe lidhen me njëri-tjetrin për 10-15 minuta.

11. Në fund përgatisim një salcë me lëng dhe cipë limoni, me mustardë, me një lugë vaj dhe koper.

12E trazojmë mirë salcën dhe e shtojmë tek gatimi para se ta servirim.