Përbërësit

Për qoftet:
500 gr mish i grirë
1 qepë të grirë imët
1 thelpi hudhër
200-300 gr djathë te verdhë
Kripë, piper i zi

Për salcën:
1 qepë të grirë imët
4 lgj vaj ulliri
1 kuti konservë pure domate
2-3 domate të grira në rende
1 lugë salcë domate
1 lugë sheqer
1 lugë uthull
4 shkopinj kanelle
1 gjethe dafine
1 gotë ujë

Për jufkat:
1 kg jufka
1 lgj gjalpë

Përgatitja

1. Fillimisht bashkojmë të gjithë përbërësit e qofteve duke punuar mirë brumin me dorë.

2. E lemë brumin e qofteve të pushojë dhe ndërkohë përgatisim salcën.

3. Në një tenxhere me vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë imët në rende.

4. Pas 2-3 minutash shtojmë salcën dhe purenë e domates si dhe domatet të grira në rende.

5. E rregullojmë salcën me kripë, piper si dhe një lugë sheqer dhe një lugë uthull.

6. Shtojmë në fund një gotë ujë, shkopinjtë e kanellës dhe gjethen e dafinës dhe e lemë salcën të lidhet dhe sapo të kalojë në vlim shtojmë qoftet një nga një të bëra rrumbullake sa një kokërr arrë.

7. Vendosim kapakun dhe i lemë qoftet për 20 minuta të ziejnë brenda në salcë.

8. Ndërkohë vendosim jufkat të ziejnë në ujë të bollshëm më kripë dhe pasi të jenë gati i kullojmë dhe i trazojmë me një lugë gjalpë.

LEXO EDHE:  Receta Gatimi/ Tavë me qofte dhe kërpudha