Përbërësit:

  • 250 gr fileto peshku
  • 200 gr karkaleca
  • 50 gr bukë e tharë
  • 150 ml qumësht
  • 1 patate e zjerë
  • 1 kokërr vezë
  • Arrë moskat
  • 1 lgj djathë parmixhano i grirë
  • 1 lgj majdanoz i grirë imët
  • Kripë, piper i zi, ¼ lç piper i kuq
  • 200 gr peksimadhe
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

1. Vendosim 1 kokërr patate reth 150 gr për të zjerë për 40 minuta.

2. Më pas vendosim tulin e bukës të tharë në qumësht për 10 minuta.

3. Ndërkohë grijmë me thikë imët fileton e peshkut. Karkalecat i pastrojmë mirë duke larguar dhe fijen e zezë të tyre dhe pasi i presim horizontalisht për së gjati i grijmë dhe ato shumë imët.

4. Fileton e peshkut dhe karkalecat mund edhe t’i grijmë në një grirëse.

5. Vendosim në një tas peshkun dhe karkalecat e grira, pataten e zjerë dhe të grirë në rende, bukën të kulluar nga qumështi dhe të shtrydhur ire, majdanozin të grirë hollë, djathin parmixhano të grirë, arrë moskat, 1 kokërr vezë, kripë, piper të zi dhe piper të kuq.

6. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë dhe për të rregulluar kosistencën e brumit shtojmë 1-1 ½ lgj peksimadhe.

7. Vazhdojmë përzierjen, më pas e mbulojmë tasin me një qese celefon dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta.

8. Pasi të kalojnë 30 minuta e largojmë brumin e qofteve nga frigoriferi, lagim duart dhe formojmë qofte të rrumbullakëta në madhësinë e një topi pingpongu.

LEXO EDHE:  Patate të buzëqeshura

9. I vendosim në një pjatë ku kemi hedhur peksimadhe dhe i pudrosim nga jashtë me të.

10. Nxehim vajin në tempëraturën 180 gradë dhe skuqim qoftet duke i dhënë një ngjyrë të artë nga të gjitha anët dhe më pas i servirim me një sallatë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook