Përbërësit:

1 kastravec
150 gr domate qershi
150 gr lakër e bardhë
50 gr ullinj të zi
2-3 degë selino
100 gr djath të bardhë
200 gr oriz
1 kokërr limon
4 fileto pule
1 thelpi hudhër
Rigon, trumzë, rozmarinë

Përgatitja:

1. Fillimisht marinojmë filetot e pulës me 2 lugë vaj ulliri, kripë, piper të zi, 1 thelpi hudhër, pak lëng limoni, rigon, trumzë dhe rozmarinë dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.

2. Ndërkohë vendosim ujë të bollshëm në zjarr për të vluar, shtojmë kripë, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe orizin të cilin e lemë të ziejë.

3. Lajmë mirë kastravecin, e thajmë atë dhe e presim vertikalisht, e pastrojmë nga farat dhe e presim hollë në gjysëm hëna.

4. Domatet i presim në ¼ dhe i shtojmë tek kastravecat.

5. Presim më pas një copë lakër dhe e grijmë atë shumë hollë.

6. Ullinjtë i presim në rrathë, ndërsa djathin e bardhë e thërrmojmë me duar.

7. Selinonë e pastrojmë nga fijet dhe e presim në 3 copa, lyejmë copat me pak kripë dhe vaj dhe i kalojmë në një tigan zgare për pak minuta.

8. Më pas i bashkojmë të gjithë përbërësit e sallatës së bashku duke shtuar dhe orizin e zjerë.

9. Në fund pulën e marinuar me erëza e kalojmë në një tigan zgare nga të dy anët derisa të zverdhet dhe më pas e servirim shoqëruar me sallatën me oriz.

LEXO EDHE:  Receta Gatimi/ Simite me fileto pule, pançetë dhe avokado

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook