Përbërësit:

-Për brumin
● 1/2 kg. miell
● 30 gr. maja birre
● 1 vezë
● 2 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 lugë gjelle qumësht
● 1 lugë ëmbëlsire sheqer
● 1/2 lugë ëmbëlsire kripë.

-Për mbushjen
● 350 gr. djathë kaçkavall (i butë që shkrin lehtë), i grirë trashë
● ½ filxhan çaji salcë domateje
● 1 spec jeshil i prerë në forma rrethore
● 8-10 sallam i prerë në forma rrethore
● ullinj të prerë në forma rrethore

Përgatitja

1.Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin dhe kripën. Në vendin që do të hapni në mes, në qendër të masës, hidhni qumështin, vezën, 1 lugë gjelle vaj ulliri si dhe majanë e birrës, të shkrirë me parë në ujë të vakët. 

2.Përzieni me kujdes materialet që hodhët në vendin e hapur në mes të miellit derisa të krijohet një masë brumi e fortë dhe më pas e lini për 15 minuta duke e mbuluar me pecetë.

3.Pasi të kenë kaluar 15 minuta merrni përsëri masën e brumit dhe bëni me të dy petë. Në vazhdim i shtroni ato në dy tepsi, të lyeja me pjesën e mbetur të vajit të ullirit. 

4.Në çdo petë hidhni salcë domate, djathin kaçkavall dhe sallamin. I zbukuroni rrathët me speca dhe ullinj.

5.Piqeni në temperaturë 200 gradë celsius për 35-40 minuta.