Përbërësit:

800-850 gr miell
400-500 gr gjalpë
1 filxhan sheqer pluhur
2 ls konjak
1 lk sodë
2 te verdha veze
2 bustina vanilje
250 gr bajame

Përgatitja:

1. Fillimisht vendosim bajamet të shtypura në furrë të piqen për 10 minuta.

2. Ndërkohë rrahim në mikser gjalpin, të cilin e kemi lenë më parë për disa orë në temperaturë ambjenti.

3. Shtojmë më pas sheqerin dhe vazhdojmë rrahjen të paktën për 5-10 minuta derisa gjalpi të zbardhet dhe të rritet volumi.

4. Sa më shumë të rrihet aq më të mira dhe të shkrifëta do të bëhen gurabijet. Shtojmë më pas vaniljen, të verdhat e vezëve, sodën e bukës të trazuar me konjakun, miellin dhe bajamet e pjekura.

5. Vazhdojmë trazimin këtë herë me dorë dhe jo me rrahëse elektrike.

6. I përziejmë lehtë të gjithë përbërësit derisa të krijohet një brumë i lidhur dhe i butë.

7. Në një tavë vendosim një letër kuzhine. Fillojmë dhe përgatisim gurabijet në toptha, më pas i shtypim pak në qendër duke krijuar një vrimë të vogël.

8. I rrjeshtojmë gurabijet në tavë dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.

9. Pasi gurabijet të jenë pjekur i pudrosim me sheqer pluhur dhe i lemë ashtu për 2-3 ore, më pas i servirim.