Përbërësit:

  • 400 gr tul viçi
  • 800 gr patëllxhanë
  • 500 gr pure domate
  • 1 qepë e madhe
  • 200 gr mocarela
  • 100 gr djath i bardhë
  • borzilok
  • 2 lugë gjellë vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Fillimisht pasi e kemi larë dhe tharë mirë, presim mishin në kubikë ose shirita.

2. Kaurdisim qepën të prerë në kubikë derisa të zbutet, më pas shtojmë mishin dhe e kaurdisim derisa të ndryshojë ngjyrë.

3. Më pas shtojmë patëllxhanët të prerë në kubikë, i kaurdisim së bashku me qepën dhe mishin për pak minuta duke shtuar më pas salcën e domates.

4. E rregullojmë gatimin me kripë, piper të zi dhe gjethe borziloku të grirë dhe më pas largojmë tiganin nga zjarri.

5. Thërrmojmë pak djath të bardhë dhe në fund e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me feta mocarela

6. E vendosim gatimin në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.