Përbërësit:

1 gotë lëng portokalli
400 ml vaj
2 lgj konjak
1 lk kanellë
½ lk karafil
2 bustina vanilje
1 bustinë pluhur pjekës
1 lk sodë buke
1 kg miell, ¾ gotë sheqer
Cipa e 2 portokalleve

Për sherbetin:

400 ml ujë
2 shkopinj kanelle
600 gr sheqer
200 gr mjaltë
Lëkurë portokalli

Përgatitja:

1. Përziejmë sheqerin me vajin dhe më pas shtojmë konjakun dhe lëngun e portokallit ku kemi shkrirë sodën e bukës dhe pluhurin pjekës.

2. Tek mielli shtojmë karafilat, kanellën dhe cipën e portokallit.

3. I bashkojmë më pas të gjithë përbërësit në një enë të vetme dhe i punojmë lehtë me dorë derisa të krijohet një brumë i lidhur dhe i butë.

4. Më pas i japim formë si në vezake pak të stërzgjatura.

5. I vendosim gurabijet në një tavë ku më parë kemi vendosur letër kuzhine dhe i fusim në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.

6. Ndërkohë vendosim sherbetin të ziejë për 5-8 minuta. E lemë të ftohet pak dhe më pas shtojmë mjaltin.

7. Pasi gurabijet të jenë pjekur i nxjerrim nga furra dhe ashtu siç janë të nxehta i vendosim pjesë pjesë në një kullesë duke i zhytur në tenxheren me sherbetin, i cili duhet të jetë i ftohur plotësisht.

8. I lemë në sherbet për rreth 1 minutë dhe më pas i nxjerrim duke i vendosur në një zgarë kuzhine që të kullojnë.

9. Këto gurabije mund t’i servirim sipas dëshirës me arra ose me bajame.