Ballina Receta Bëhu një nikoqire e mrekullueshme: Torta prej çokollate e gatshme për 20...

Bëhu një nikoqire e mrekullueshme: Torta prej çokollate e gatshme për 20 minuta!

Nëse keni nevojë diçka të shpejtë për miqtë, provoni të përgatisni reçetën e tortës prej çokollate të cilën mund ta pregatitni për 20 minuta.

Përbërësit:

– 2 vezë

– 50g kakao pluhur

– 150g miell

– pak kripë

– një lugë e vogël pluhur pjekjeje

– 70g sheqer

– 6 lugë vaj kokosi apo të bimëve

– 50ml qumësht sipas dëshirës (të orizit, lopës, bajameve)

– gjysmë luge ekstrakt vanilie.

Përgatitja:

Përzieni përbërësit e tharë. Pastaj shtoni ato të lëngshëm dhe përzieni të gjitha mirë. Masën vendoseni në një kallëp të vogël për tortë dhe e pjekni për 20 minuta në 180 gradë.

Nëse dëshironi mund të shkrini çokollatë mbi të apo të spërkatni sheqer pluhur.

Këshillë: Në gjysmën e pjekjes mund të vendosni në brumë katrorë të plotë çokollate sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook