Ballina Receta Bukë me ullinj, më e mira që keni provuar ndonjëherë

Bukë me ullinj, më e mira që keni provuar ndonjëherë

Nëse ju pëlqen buka me ullinj, ju sjellim sot recetën e realizimit të saj.

Hidhini një sy dhe pse jo, nxitoni ta përgatisni.

Përbërësit

  • 500 gram miell 
  • 35 gram sheqer
  • 1 lugë gjelle me trumzë
  • 300 ml ujë
  • 200 gram ullinj 
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 18 gram maja birre
  • pak kripë 

Përgatitja:

  • Në një tas të madh hedhim majanë, sheqerin dhe ujin pak të vakët. I trazojmë mirë dhe e mbështjellim tasin me nje peshqir kuzhine për 10 minuta. 
  • Pas 10 minutave hedhim miellin dhe fillojme e punojmë masën. Shtoni trumzën, vajin dhe vazhdoni ta ngjeshni. 
  • Në fund shtoni kripën dhe ullinjtë. Vazhdoni ta punoni brumin për rreth 20 minuta. E lini të qendrojë për 40 minuta në një vend të ngrohtë. 
  • Merrni një tepsi dhe shtroni në të një letër kuzhine. Mund ta ndani bukën në 5 të tilla ose ta vendosni të plotë, duke i dhënë me kujdes formën që dëshironi. 
  • Vendoseni të piqet në temperaturë 180 gradë përreth 45 minuta. Kontrollojeni vazhdimisht me anë të një piruni. 
  • Këshillë: Ullinjtë duhet të jenë të pastër dhe të qëruar mirë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook