Ballina Receta Byrek me dy petë

Byrek me dy petë

Nuk është byreku tradicional me të cilin jeni mësuar, ama është një shije shumë e mirë!

Petët e këtij byreku, janë të plota e të ngjeshura, mbushja është me perime.

Përbërësit për një tavë mesatare:

  • 300 gr miell,
  • Pak ujë,
  • Kripë,
  • Vaj ulliri.

Për mbushjen: 

  • Perime sipas dëshirës; mund të zgjidhni kunguj, speca të kuq, patëllxhan…
  • 1 qepë të kuqe,
  • Erëza,
  • Hudhra.

Përgatitja: 

  1. Përgatisim së pari brumin duke përzier e punuar mirë të gjithë përbërësit e tij. Kur të kemi arritur një masë të ngjeshur por jo shumë të fortë, e lyejmë brumin me pak vaj ulliri dhe e lëmë mënjanë të pushojë, të paktën për një orë. 
  2. Ndërkaq përgatisim mbushjen. Pastrojmë dhe presim perimet. I kavardisim në një tigan të madh ku kemi hedhur vaj ulliri me pak hudhër. Shtojmë erëzat që na pëlqejnë pa qenë nevojë që perimet të zbuten shumë sepse do të kalojnë edhe në pjekie. 
  3. Hapim gjysmën e brumit si petë të poshtme, shtrojmë mbushjen dhe sipër vendosim petën tjetër. Nëse doni mund të vini edhe djathë në brendësi.
  4. Piqeni për rreth 30-40 minuta në 200 gradë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook