Ballina Receta E shijshme! Si të gatuajmë tavë me ngjala (Receta)

E shijshme! Si të gatuajmë tavë me ngjala (Receta)

Përbërësit:

800 gr – 1 kg ngjala
2 filxhanë çaji oriz
1 kokërr qepë
2-3 kokrra domate
½ lgj salcë domate
Kripë, piper, majdanoz
1 lgj lëng gogozharesh

Përgatitja:

1. Fillimisht presim ngjalat në racione.

2. Në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën të grirë hollë.

3. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë domatet të grira në rende, i kaurdisim për 2-3 minuta duke shtuar më pas pak salcë domate, kripë dhe piper të zi.

4. E lemë salcën të lidhet për 5 minuta dhe në fund shtojmë majdanozin.

5. Në një tavë vendosim orizin e larë.

6. Shtojmë mbi oriz salcën e përgatitur si dhe vendosim racionet e ngjalës.

7. I hedhim ujë të nxehtë dhe i vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Ju bëftë mirë!