Ballina Receta Ëmbëlsirë tradicionale, kjo është mënyra më e mirë si të përgatitni shëndetlie

Ëmbëlsirë tradicionale, kjo është mënyra më e mirë si të përgatitni shëndetlie

Shëndetlia është një ndër ëmbëlsirat më të shijshme që gatuajnë amvisat tona.

Ne sot po sjellim recetën e kësaj ëmbëlsira, provojeni dhe do ju dalë vërtetë shumë e mirë.

Për 25 copë shëndetlie nevojiten :

  • Miell – 3 gota uji
  • Sheqer – 1 gotë uji
  • Mjaltë 2-3 lugë gjelle
  • Vezë 2 kokrra
  • Sodë një majë luge kafeje
  • Arra 1-2 filxhanë kafeje
  • Gjalp 2 filxhanë kafeje
  • Vanilje
  • Ujë 2 filxhanë kafeje

Për sherbetin:

Sheqer 3 gota uji, ujë 2 gota e gjysmë.

Përgatitja:

  1. Ne një enë rrahim vezët me sheqerin derisa përbërja të fryhet dhe të zbardhet.
  2. Shtojmë mjaltin, gjalpin, arrat, miellin dhe sodën e bukës.
  3. E punojmë brumin pak me dorë, por kujdes, nuk duhet të rezultojë elastik.
  4. E hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe të spërkatur me pak miell. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta, deri sa sipërfaqja të marrë ngjyrë kafe.
  5. E nxjerrim nga furra dhe e presim në rombe. Ndërkohë që ajo ftohet, përgatisim sherbetin.

Sherbeti: Ujin me sheqer dhe pak vanilje i ziejmë për 7 minuta. E lëmë sherbetin të vakët. (Aq sa ta durojë gishti). Ndërkohë që  Shëndetlija është ftohur i hedhim sherbetin përsipër në mënyrë që ta thithi plotësisht. I shtojmë përsipër arra të grira.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook