Ballina Receta Me freskinë e pjeprit dhe ëmbëlsinë e mjaltit, kjo është sorbetoja më...

Me freskinë e pjeprit dhe ëmbëlsinë e mjaltit, kjo është sorbetoja më e dashur e verës

Sorbetoja me pjepër dhe mjaltë është një ëmbëlsirë ideale për t’u konsumaur në fund të një vakti.

Por mund të shërbehet edhe si aperitiv e shoqëruar me fruta të ndryshme dhe sallam mortadela, sallatë shumëngjyrëshe dhe proshutë krudo.

Përbërësit:

  • Pak lëng limoni
  • 2 lugë mjaltë akacie         
  • 1 pjepër
  • 1 gotë e vogël vodka
  • Sallam mortadela për servirje

Përgatitja:

  • Prisni një pejepër të pjekur më dysh. Hiqini farat, lëkurën dhe priteni në kubikë. Vendoseni në frulator së bashku me dy lugë mjaltë akacieje dhe dy lugë gjelle lëng limoni. Frulojini mirë në frulator dhe hidhini në një shishe plastike e më pas vendoseni masën në frigorifer.
  • Kur të ngrijë, tundeni mirë shishen për ta bërë fluide. Pas dy orësh shtoni vodkan. Tundeni mirë shishen dhe rivendoseni në firgorifer. Shërbejeni në tryezë me copa pjepri dhe mortadela në kubikë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook