Ballina Receta Gjizë tamam si në fshat! Si ta përgatisni në vetëm 6 hapa

Gjizë tamam si në fshat! Si ta përgatisni në vetëm 6 hapa

Mësoni si të përgatisni gjizë në kushtet e shtëpisë suaj.

Pa shumë mundim dhe jashtëzakonisht e lehtë për t’u realizuar. 

Përbërësit:

  • 2 litra qumësht
  • 1 filxhan kafe me uthull
  • Kripë e zezë
  • NapëPërgatitja:Hapi 1

    Ziejmë qumështin në një tenxhere.

    Hapi 2

    Qumështi arrin kulmin e zierjes dhe fillon të fryhet.

    Hapi 3

    Hedhim uthullën në qumësht.

    Hapi 4

    Fikim sobën dhe pas tre minutash heqim dhe tenxheren.

    Hapi 5

    Pas 5 minutash e hedhim në tenxheren që kemi vendosur napën.

    Hapi 6

    Lidhim 4 cepat e napës me njëra tjetrën duke i dhënë formën e rrumbullakët.

    E lëmë të kullojë nga 1 deri në 1 orë e gjysmë. Gjiza është gati!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




LEXO EDHE:  Aksioni i AKU, sekuestohen 115 kg mish qengji dhe keci në një stan në Delvinë: Therej dhe tregtohej në mënyrë të paligjshme dhe jashtë standarteve