Ballina Receta Gurabija me portokall

Gurabija me portokall

Jepuni një shije ndryshe gurabijave, duke shtuar portokall dhe miell misri.

Ja si mund ti përgatisni, shpejt dhe me shumë shije.

Përbërësit:
  • 100 gr miell misri
  • 250 gr miell gruri
  • 100 gr gjalpë (i shkrirë)
  • 2 kokrra vezë
  • 120 gr kos
  • 70 gr sheqer pluhur
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • gjysmë luge çaji kanellë
  • lëkurë portokalli (të madh)
  • pak kripë
  • 10 gr sheqer kaf
  • 1 shkop vanilje (farat) 
 
1. Hidhni në një tas të thellë, 2 kokrra vezë dhe sheqerin pluhur. Përziejini.
2. Shtoni më pas gjalpin e shkrirë, kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe pak kripë dhe vazhdoni përziejini.
3. Shtoni miellin e misrit, miellin e grurit, pluhur pjekës dhe pak kanellë .
4. I përzieni mirë gjithë përbërësit në tas derisa të keni një brumë që nuk derdhet, por që është i lidhur mirë.
5. Me një lugë akullore hidhni brumin me forma në një tepsi.
6. Hidhni pak sheqer kaf sipër cdo gurabije.
7. Piqini në 200 gradë për 15-20 min.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook