Ballina Receta Harrojeni erën e keqe të brokolit, kjo recetë do ti kthejë ato...

Harrojeni erën e keqe të brokolit, kjo recetë do ti kthejë ato në patatina me shije unike!

Shumë prej nesh shmangnin konsumimin e brokolit, për shkak të erës së rëndë që ajo ka.

Por sot ju sjellim një recetë krejtësisht të veçantë, duke i kthyer brokolit në disa patatina shumë të këndshme për tu konsumuar.

Ju mund ti përgatisni ato sa herë që keni brokoli në shtëpi, ose kur ju shkon mendja për një recetë të veçantë.

Pasi ti provoni me siguri do të na jeni mirënjohës. Në total kjo recetë ju merr 25 minuta kohë.

Përbërësit:

  • ½ brokolit ( e larë dhe pastruar mirë)
  • 2 thelpi hudhra të grirë imët
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë dhe piper
  • 2-3 lugë gjelle me miell

Udhëzime:

  • Ngroheni furrën në 220 gradë Celsius.
  • Prisni brokolin në feta të holla. Vendosini në një tas.
  • Në një enë kombinoni hudhrat,vajin e ullirit,kripën dhe piperin. Trazojeni mirë. Shtojini brokolit dhe me duart e pastra përpiquni ti marinoni mirë.
  • Tani i vendosni brokolit në tavë për tu pjekur me një distancë nga njëra tjetra.
  • Piqini për 15 minuta. Pasi i keni nxjerrë nga furra shtojini pak miell sipër dhe i rrotulloni nga të gjitha anët.
  • I vendosni edhe 10 minuta të tjerë në furrë. Më pas i hiqni dhe i lini të ftohen për disa minuta.

Nëse e shihni të nevojshme, mund ti shtoni përsëri kripë e piper. Ju bëftë mirë!  

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook