Ballina Receta Humbni peshë me këtë supë dietike, ja si ta përgatisni

Humbni peshë me këtë supë dietike, ja si ta përgatisni

Kjo recetë supe është ideale për të gjithë ju që dëshironi të hiqni qafe kilogramët e tepërt.

Përbërësit janë të thjeshtë dhe përgatitja po ashtu.

Përbërësit:

  • 2 copa gjoks pule
  • 1/3 lakër e bardhë
  • 2 speca
  • ½ qepë
  • 1 karotë
  • 2 copa selino
  • 1 kuti misër
  • 1 kuti mashurka, të konservuara
  • 300 gram domate
  • 300 gram salcë domate
  • 1 kuti fasule (të kulluara)
  • 2 gota lëng pule
  • 2 thelpinj hudhër
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

  • Pastrojini perimet dhe më pas qërojini. I prisni në copa të vogla dhe hidhini në një enë.
  • Shtoni më pas edhe produktet e konservuara. Rregullojini me kripë dhe piper.
  • Ziejini fillimisht në temperaturë të lartë dhe më pas uleni atë. Pasi perimet janë zbutur, largojeni supën nga zjarri dhe shërbejeni menjëherë. 
  • Nëse dëshironi, mund ta kaloni në blender për ta bërë supën kremoze! 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook