Ballina Receta Ja çfarë të gatuajmë sot

Ja çfarë të gatuajmë sot

   PERIME TË THEKURA

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 piper i kuq
  • 2 karrota
  • 2 patate
  • 1 rrënjë selinoje
  • kripë
  • piper
  • 60 gr kreker të kripura
  • 40 gr gjalpë
  • majdanoz

Perimet pastrohen dhe priten në copa të vogla dhe vendosen në një tigan me pak vaj për t’u skuqur dhe menjëherë shtohet kripë dhe spërkatet me piper të zi.

Skuqet për 10 minuta në temperaturë të mesme, krekerët e kripura grimcohen në copa të mëdha dhe përzihen me 30 gr gjalpë.

Ena metalike lyhet me gjalpë dhe në të vihen perimet, krekerat me gjalpin vihen mbi perime.

Piqet në furrë të nxehtë në një temperaturë prej 170 gradë celsius deri sa të marrë një ngjyrë të bukur rozë.

Kur perimet të jenë pjekur nxirren nga furra dhe zbukurohen me majdanoz.

Ju bëftë mirë!