Ballina Receta Ja si të përgatisni një koktejl me shalqi

Ja si të përgatisni një koktejl me shalqi

Përgatitet shpejt, por shijen nuk do ta harroni për shumë gjatë.

Përbërësit:

-Shalqi i prerë në copa

-50 cl vodka

-1 lugë sheqer pluhur

-Akull i grimcuar

-1 copë shalqi për dekor

Përgatitja:

Fillimisht, merr shalqirin, vodkën dhe sheqerin dhe futini në një blender për 10 sekonda, deri sa shalqiri të bëhet i lëngshëm.
Më pas, shto akullin, dhe përzieji të gjithë përbërësit për pesë sekonda.

Zbukurojeni gotën me një copëz shalqi të freskët, dhe shërbejeni të ftohtë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook