Ballina Receta Jiaozi, byreçkat e famshme tradicionale kineze

Jiaozi, byreçkat e famshme tradicionale kineze

Si një lloj ushqimi tradicional kinez, jiaozi është një simbol kulturor, por në jetën reale shumë procese janë thjeshtësuar, si për shembull, sot në qytete njerëzit e zënë me punë, shumë rrallë i përgatisin vetë Jiaozi, në festë ose kur kanë gëzime familjare, shkojnë në supermarkete për të blerë Jiaozi të para përgatitura, ose e gjithë familja shkon në restorant për të ngrënë Jiaozi.

Jiaozi është një lloj ushqimi prej mielli gruri, që përgatitet në pite të vogla, të mbushura me mish ose perime. Pasi të zihen në ujë të valuar, ato mund të hahen me salca të ndryshme. Në të kaluarën, Jiaozi ishte kryesisht një ushqim festiv dhe hahej në vigjilje të natës së Festës së Pranverës, kurse tani hahet në çdo kohë nga kinezë. Në zakonet e doket kineze Jiaozi përgatitet me shumë mjeshtri, shkruan Radio Ejani. Jiaozi mund të përgatitet me shumë lloje ushqimesh, si zarzavate, mish, fruta deti, etj. Këto materiale, pasi të pastrohen, grihen të imta. Në të kaluarën ato priten me thikë në një copë druri të kuzhinës, ku nga goditja e thikës së kuzhinës mbi drurin e kuzhinës shkaktohet një zhurmë e madhe, shumë ritmike.

Pasi të përgatiten mirë materialet e mbushjes së Jiaozi-së, do të fillojnë mbushja e piteve të brumit. Guo Tie : Jiaozi të skuqura me shije fantastike tamam si byreçka të vogla. Janë të mbushura brenda me mish derri dhe lakër.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook