Ballina Receta Kek i fundvitit me portokall

Kek i fundvitit me portokall

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 1 gotë jogurt
  • gjysme gote qumësht
  • 1,5 gota sheqer
  • 3 lugë të gjellës kakao
  • gjysmë portokall
  • 2 lugë të gjellës arra
  • 1 vanilje
  • 1 Pluhur pjekje
  • miell
  • çokollatë të shkrirë

Përgatitja:

1. Portokallin pastroni mirë dhe vendosni në blendar së bashku me lëvore.

2. Vezët dhe sheqerin i derdhni në një enë dhe i përzieni me mikser.

3. Ia shtoni jogurtin, qumështin, kakaon arrat, vaniljën, pluhur pjekjën, miellin dhe e përzieni rreth 5 minuta.

4. Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe në të e derdhni glazurën e kekut.

5. Kekun e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 160 gradë celsius për 30 minuta.

6. Pas pjekjës ia vendosni çokollatën e shkrirë dhe e preni në copa të vogla për shërbim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook