Ballina Receta Kimë me vezë, perfekte për një vakt veror

Kimë me vezë, perfekte për një vakt veror

Përbërësit për 4 persona:
Qepë e kuqe, e madhe
200 gr mish të grirë viçi
4 vezë
100 gr mish të grirë derri/gici
1 karotë
1 degë selino
2-3 domate të pjekura mirë (domate konservë)
3-4 thelpinj hudhër
Pak qumësht (gjysmë filxhani)
Vaj ulliri
Kripë, piper, majdanoz (erëza të tjera që pëlqeni)

Përgatitja:
Pastroni dhe grini imët qepën, karotën dhe selinonë. Skuqini bashkë në një tigan të madh dhe më pas shtoni dy llojet e mishrave. Kurdisni për disa minuta deri sa ta shihni që janë zbutur. Shtoni domatet e prera në kubikë, hudhrën dhe rregulloni shijen me kripë e piper. Shtoni qumshtin dhe lëreni të ziejë për disa minuta me kapak. Në fund hidhni vezët, mbylleni sobën dhe lëreni tiganin me kapak. Shtoni në fund pak vaj ulliri.