Ballina Kryesore Kjo është supa që ju ndihmon të forconi imunitetit

Kjo është supa që ju ndihmon të forconi imunitetit

Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit. Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.

Përveçse të mirave si perimet e tjera, qepa dhe hudhra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të ndryshme. Një ushqim i mirë është thelbësor për të rritur sistemin mbrojtës të trupit dhe kjo recetë përdoret më shumë për të lehtësuar simptomat e gripit.

Përbërësit

3 qepë

1 karotë

2 thelpinj hudhër

1 rep i bardhë

570 ml lëng supe

2 luge vaj ulliri dhe kripë e piper

Përgatitja:

I prisni qepë, karotat, dhe repën e bardhë dhe shtypini hudhrat. I tiganisni në vajin e ullirit, e pasi të kenë marrë pak faqe hidhni dhe lëngun e supës. Lëreni të zjejë për 20 minuta, dhe shtoni kripën dhe piperin.