Ballina Receta Komposto kumbulle e bërë në shtëpi. Përgatitja

Komposto kumbulle e bërë në shtëpi. Përgatitja

Përbësit për të bërë një komposto kumbulle të bërë në shtëpi janë: 

5 litra ujë
1 kg sheqer
kumbulla 
  
 
1-Për ta përgatitur atë këshillohet të ndiqen këto hapa: 
Në një tenxhere me ujë hidhet ujë dhe sheqer dhe e vihet të ziejë, sasia e sheqerit ndëkohet hidhet në sasi të dëshirueshme. Pasi të ketë zier shërbeti përreth 15 minuta e heqim dhe e lëmë të ftohet , ndërkohë merren kumbullat, lahen dhe hidhen nëpër vazo ose kavanoza. 
 
2- Kur shërbeti të jetë i vakët , nëpërmjet një garuzhdeje mbushen kavanozat deri poshtë grykës dhe i vihen kapakët duke i shtrënguar mirë. 
 
3- Mbushet një tenxhere me ujë , dhe bashkë me vazot brenda saj vihet në zjarr duke i lënë përreth 15 minuta të ziejnë, dhe më pas lihen të ftohen. Hiqen kavanozat nga tenxherja dhe lihen në vende të freskëta , nga ku janë gati pë tu konsumuar.