Ballina Receta Kosha të mbushur me krem vanilje dhe mollë të karamelizuara

Kosha të mbushur me krem vanilje dhe mollë të karamelizuara

Kosha të mbushur me krem vanilje dhe mollë të karamelizuara

Koshat:

150-200 gr kadaif
150 gr gjalpë
40 gr sheqer pluhur Teuta

Kremi:

500 ml qumësht
Puding vanilje Teuta
200 ml pana ëmbëlsire

Mollët e karamelizuara:

50 gr gjalpë
2 mollë jeshile
3-4 lgj sheqer kaf Teuta
2 lk kanellë

Dekorimi:

Karamel (lëng)

Fillimisht përgatisim pudingun duke holluar me pak qumësht të ftohtë pluhurin e pudingut Teuta. Ngrohim më pas pjesën tjetër të qumështit duke i bashkuar së bashku me pudingun e tretur. E trazojmë vazhdimisht derisa të kalojë në vlim dhe të marrë trajtën e një kremi të plotë. Më pas e hedhim në një tas të gjerë, vendosim celefon direkt mbi krem (që të mos vërë cipë) dhe e vendosim tasin në frigorifer që të ftohet plotësisht.

Ndërkohë rrahim panën e ëmbëlsirës dhe e vendosim në frigorifer.

Në një enë të gjerë përziejmë kadaifin me gjalpin e tretur dhe sheqerin pluhur Teuta. Në një tepsi me forma për muffins vendosim kadaifin duke i dhënë formën e një koshi me hapësire në mes. E vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 10-15 minuta derisa koshat të marrin një ngjyrë të verdhë të errët.

Ndërkohë që shportat me kadaif piqen përgatisim mollët e karamelizuara. Qërojmë mollët, largojmë bishtin e tyre dhe më pas i presim në kubikë të vegjël me brinjë 6-7 mm. Në një tigan shkrijmë 50 gr gjalpë, shtojmë në të mollët në kubikë dhe i trazojmë për 2-3 minuta duke shtuar sheqerin kaf të Kompanisë Teuta. Më pas shtojmë dhe pak kanellë, i trazojmë dhe i lemë të marrin valë për 2 minuta.

Nxjerrim tasat e kremit të vaniljes dhe të panës nga frigoriferi dhe i përziejmë së bashku. Mbushim më pas koshat me pak mollë të karamelizuara dhe më pas i mbushim ato me krem. Përsëri vendosim mbi krem mollë të karamelizuara dhe i shërbejmë duke i spërkatur me pak karamel.

LEXO EDHE:  Receta Gatimi/ Si të gatuajmë sallatë me kërpudha dhe kunguj të njomë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook