Ballina Receta Kungulleshat e mbushura me mish pule

Kungulleshat e mbushura me mish pule

Kungulleshat janë sinonim i vërtetë për ushqim të lehtë dhe të shijshëm për ditët e ngrohta!

Mund t’i gatuani në mënyra më të ndryshme dhe gjithmonë do të jenë shumë të shijshme.

Ju nevojiten:

▪ 2–3 qepë,
▪ 2–3 thelpinj hudhre,
▪ 4–5 kungullesha,
▪ 2–3 file pule (apo një gjoks pule),
▪ spec i bluar,
▪ kripë,
▪ piper,
▪ keçap,
▪ 2 dl ajkë të thartë

Gatimi:

Në vaj fërgoni qepën, shtoni hudhrën, ndërkaq kungulleshat lani, kulloni dhe thelloni për së gjati derisa të marrin formën e barkës, ndërsa pjesët e nxjerra nga thellimi i kungulleshave pritni në kube dhe shtoni në qepë. 

Mishin e pulës zieni veçmas, priteni në kube dhe shtoni përbërjen e përgatitur.

Të gjitha bashkë marinoni derisa të avullojë uji, shtoni specin e bluar, qitni kripë dhe piper.

Kungulleshat mbushni me përbërjen e përgatitur, radhisni në enë rezistuese ndaj zjarrit apo në tepsi dhe para pjekjes qitni sipër keçap.

Kur kungulleshat të jenë pothuajse të pjekura, nxirrni nga furra, qitni ajkën e thartë dhe kthejeni në furrë që të piqet edhe pak. /Telegrafi/

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook