Ballina Receta Lazanje vegjetariane (Receta)

Lazanje vegjetariane (Receta)

Përbërësit:

  • Peta lazanje
  • 2 pako beshamel pluhur
  • 800 ml qumësht
  • Kripë, arrë moskat
  • 200 gr qepë të kuqe
  • 200 gr karrota
  • 200 gr kunguj
  • 250 gr kërpudha
  • 300 gr brokoli
  • 250 gr domate të vogla
  • 120 gr djath parmixhano
  • Kripë, piper i zi, trumzë
  • 3 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

1. Fillimisht përgatisim beshamelin duke tretur 2 pako beshamel pluhur në 800 ml qumësht të ftohtë.

2. E trazojmë mirë qumështin me telin e vezëve gjatë kohës që e vendosim në zjarr.

3. Në momentin që vlon e lemë atë 3-5 minuta të tjera të ziejë, e provojmë shijen për kripë duke shtuar dhe pak arrë moskat.

4. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e lemë mënjëanë të mbuluar.

5. Në një tigan me 3 lugë vaj ulliri kaurdisim për 5 minuta qepën të prerë në rrathë të hollë dhe karrotat të prera në shkopinj të hollë.

6. Më pas shtojmë kungujt gjithashtu të prerë në shkopinj të hollë dhe brokolin të ndarë në lule të vogla dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

7. Shtojmë më pas kërpudhat, kripë, piper të zi, domatet e vogla të ndara në gjysëm dhe pak trumzë të freskët.

8. Ndërkohë në një enë me ujë të ngrohtë vendosim petët e lazanjës për 5 minuta, më pas i thajmë ato me një pecetë.

9. Në një tavë fillimisht shtrojmë një shtresë me beshamel, e pudrosim me pak djath parmixhano dhe vendosim një shtresë me perime.

10. Kështu vazhdojmë me 2-3 shtresa petë dhe perime, deri në përfundimin e lazanjës.

11. Mbulojmë petën e fundit me beshamel, e pudrosim përsëri me djath parmixhano dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25 minuta.

LEXO EDHE:  Recetë Gatimi/ Biftek viçi me makarona

Shënim: Mund t’i lemë perimet edhe pa i mbuluar me petë, mjafton t’i spërkasim me djath parmixhano per t’i granituar ato.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook