Ballina Receta Lëng me mandarina

Lëng me mandarina

Bëni një lëng përplot vitamin C nga lëngu i frutit më të popullarizuar dimëror.

 

Përbërësit

– 2 kg mandarina
– 4 l ujë
– 800-1000 gr sheqer
– 2 lugë gjellë thartirë limoni

Përgatitja

1. Mandarinat pastrojini mirë më ujë. Pastaj për një kohë vendosini në një përzierje prej uji e uthulle ose sode bikarbonë, në mënyrë që të pastrohen nga të gjitha papastërtitë e mundshme e të dëmshme.

2. Pastaj, mandarinat e pastruara mirë, copëtojini në copa të vogla (bashkë me lëvore) dhe bluajini në blender.

3. Mandarinat e bluara vendosini në një tenxhere të thellë, shtoni ujin dhe ziejini derisa të marrin valë. Pas kësaj shtoni sheqerin dhe thartirën e limonit. Lëngun ziejeni edhe 10 minuta të tjerë.

4. Lëngun e zier pastaj zbrazeni në shishet e sterilizuara- të lara e të ngrohura në furrë.

5. Lëngu lihet të ftohet në temperaturë dhome e më pas ruhet në një vend të errët e të ftohtë.

 
Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook