Ballina Receta Makarona me kungull dhe karkaleca (Receta)

Makarona me kungull dhe karkaleca (Receta)

Përbërësit:

320 gr makarona
300 gr karkaleca
350 gr kungull i njomë
2 thelpinj hudhër
Pak piper pikant
Pak majdanoz
Vaj ulliri
Kripë

Përgatitja:

1. Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë me kripë sipas minutazhit të përcaktuar në paketim.

2. Ndërkohë presim kungullin në feta rrumbullake me trashësi 2-3 mm.

3. Në një tigan pa yndyrë vendosim 1 thelpi hudhër të cilën e largojmë sa të aromatizohet vaji, shtojmë kungujt dhe i kaurdisim herë pas here që të mos marrin ngjyrë duke i vendosur dhe kapakun.

4. Shtypim hudhrën me tehun e thikës dhe e grijmë atë shumë imët, shtojmë më pas 1 lugë gjethe majdanoz të grirë hollë.

5. Në një tigan tjetër ngrohim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim hudhrën e grirë imët së bashku me pak piper pikant me fara.

6. Sapo të cingërojnë shtojmë karkalecat, i lemë ato 2-3 minuta duke shtuar më pas kungullin e gatuar dhe pak kripë si dhe makaronat e zjera.

7. I përziejmë mirë duke shtuar dhe 1 garuzhde ujë nga lëngu i zierjes së makaronave dhe i servirim të ngrohta me pak majdanoz të freskët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook