Ballina Receta Midhje të mbushura

Midhje të mbushura

Përbërësit:

– 300 gr spinaq
– 100 gr mish derri (i grirë)
– 50 gr proshutë
– 32 midhje (të mëdha, të pastruara)
– 2 vezë
– djathë (i grirë)
– kripë
– piper
– lëng domateje
– vaj ulliri

Përgatitja:

1. Hapni midhjet fillimisht, me një thikë duke e futur mes dy valvulave dhe duke ushtruar presion të lehtë, pa i shkëputur nga njëra-tjetra. Pastaj lajini midhjet me kujdes.
2. Zieni spinaqin për 2 minuta, kullojeni, shtrydheni lëngun e tepërt dhe prejeni hollë.
3. Prejeni imët edhe proshutën. Përziejeni atë me mishin e grirë të derrit, vezët, 2 lugë djathë, spinaqin e grirë, një majë luge kripë dhe piper, duke e bërë një masë homogjene.
4. Mbushini midhjet me këtë përzierje me anën e një luge dhe mbyllni çdo midhje, duke i lidhur me spango kuzhine.
5. Vendosini midhjet në një tigan me vaj ulliri dhe 300 g salcë domatesh. Gatuajininë zjarr të mesëm për 15 minuta. Hiqini nga zjarri, largoni spangon dhe shërbejeni menjëherë.

LEXO EDHE:  Spageti me salcë shpargujsh

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook