Ballina Receta Mish pule dhe perime në shtizë

Mish pule dhe perime në shtizë

Kjo recetë përveçse estetike në pjatë, është edhe plot shije dhe ngjyra.

Ja si mund të arrini në një rezultat final tepër të pëlqyeshëm për syrin tuaj dhe jo vetëm.

Përbërësit:

400 gr. fileto pule
100 gr. salsiçe pule me djathë
160 gr. speca të freskët, me ngjyra të ndryshme
150 gr. kunguj
8 domate të vogla
vaj ulliri, kripë
piper i bluar

Përgatitja:

Fileton e pulës, specat dhe kungujt i pastrojmë dhe i presim në kocka. Salsiçen e presim në copa të gjata prej 2 cm.

Vajin e ullirit, kripën dhe piperin i përziejmë në marinadë. Me këtë marinadë, lyejmë mishin.

Në shtizë, mishin e pulës, salsiçet, specat, domatet dhe kungujt i vendosim njërën pas tjetrës.

Shtizën e përgatitur në këtë mënyrë e pjekim në pllakën e nxehtë për skarë, përafërsisht për 10 minuta.

Gjatë pjekjes, mishin e lyejmë disa herë me marinadën e mbetur.

Shtizën e përgaditur e pjekim mirë në të gjitha anët dhe e shërbejmë me sallatë, apo si pjatë të dytë, sipas dëshirës.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook