Ballina Receta Mish qingji me rukola dhe speca

Mish qingji me rukola dhe speca

Përfshirja e disa perimeve e bën këtë recetë të dashur për të gjithë familjen.

Një pjatë shumë e shijshme dhe për t’u provuar me patjetër, ja si mund ta përgatisni:

Përbërësit:
  • 500 gr mish qengji (fileto)
  • 200 gr spec (të ëmbël)
  • speca
  • hudhër
  • limon
  • rigon (i thatë)
  • majdanoz
  • rukola
  • açuge (nën vaj)
  • vaj ulliri
  • kripë (e trashë dhe e imët)
  • piper
Përgatitja:
 
1. Për përgatitjen e kësaj recete, fillimisht vendosini specat në një tavë, lyejini me pak vaj, kripë të imët dhe futini në furrë në 180 gradë celcius për 10-12 minuta.
 
2. Pastroni mishin dhe skuqeni në tigan me vaj për 2-3 minuta nga çdo anë.
 
3. Mbështilleni mishin në letër alumin dhe lëreni të pushojë për 10 minuta.
 
4. Qëroni 2 thelpinj hudhër dhe shtypini me pak kripë të trashë.
 
5. Kur të jetë bërë si masë shtoni lëkurën e gjysmë limoni, një lugë rigon të thatë, 2 fileto açuge të copëtuara dhe një tufë të madhe majdanoz të grirë.
 
6. Përziejini mirë, shtoni lëngun e gjysmë limoni dhe më pas 70 gr vaj derisa të merrni një salcë.
 
7. Shërbejeni mishin e qingjit me këtë salcë dhe specat e pjekur në furrë dhe specat e skuqur të prerë hollë së bashku me gjethet e rukolas.