Ballina Receta Mjaft me yndyrna të tepërta, nisni rutinë të shëndetshme: Tavë me lulelakër...

Mjaft me yndyrna të tepërta, nisni rutinë të shëndetshme: Tavë me lulelakër dhe patate

Filloni një rutinë të shëndetshme, një tavë e shpejtë me patate dhe lulelakër, larg yndyrnave të tepërta.

Përbërësit:

  • 1 lulelakër
  • 1.5 kg patate
  • 750 ml qumësht
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • 40 gr gjalpë
  • 40 gr miell
  • Arrëmyshk
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja:

Prejeni lulelakrën në copa të vogla dhe vendoseni në një tenxhere me ujë dhe kripë të ziejë për rreth 12 minuta. Më pas, largojeni tenxheren nga zjarri dhe kullojuni ujin e tepërt me anë të një kullese. Ruajeni në një enë rreth 400 ml nga uji sepse do ta përdorni për përgatitjen e salcës.

Ndërkohë, qëroni patatet, lajini mirë dhe prejini në kube. Hidhini në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe vendosini në zjarr të ziejnë përreth 5 minuta.
Më pas, largojini nga zjarri dhe kullojuni edhe atyre ujin e tepërt nëse kanë. Ndërkohë, filloni me përgatitjen e salcës beshamel. Hidhni gjalpin dhe miellin në një tigan dhe vendosini në zjarr të ngadaltë. Kaurdisini për disa minuta dhe më pas hidhni në të qumështin duke i përzier herë pas here.

Largojeni salcën e përgatitur nga zjarri dhe lyejeni me pak yndyrë enën për pjekje. Hidhni në të patatet e ziera, lulelakrën, salcën e përgatitur si dhe djathin e grirë. Vendoseni në furrë të piqet për rreth 40 minuta në temperaturën 200 gradë Celcius.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook