Ballina Receta Mollë të pjekura, ideale për ata që nuk duan të marrin kile,...

Mollë të pjekura, ideale për ata që nuk duan të marrin kile, por i duan ëmbëlsirat

Molla e gatuar në këtë formë si ëmbëlsirë është e përkryer për ata që nuk duan të marrin shumë peshë pas një vakti, por ende duan të hanë diçka të shijshme.

Kjo formë gatimi e mollëve, sidomos kur është e pjekur ka edhe veti laksative dhe ndihmon në problemet e kapsllëkut.

Mollët e pjekura janë gjithashtu një ilaç për simptomat e para të gripit dhe ftohjes.
 

Përbërësit bazë

  • Mollët duhet të jenë jo shumë të mëdha, të ëmbla dhe të pjekura. Mollët e arta janë ideale.
  • Mos harroni kanellën për t’i dhënë një aromë të veçantë, pak lëng limoni, sheqer dhe në qoftë se ju pëlqejnë edhe frutat e thata si rrushi dhe arrat.
     

Mollë e pjekur në tigan

  • Mollët e pjekura mund të përgatiten në dy mënyra. Ju mund të gatuani në një tigan me pak ujë, ose ju mund t’i vëndosni në furrë për disa minuta derisa të bëhen të buta. Për të gatuar në tigan ju duhet të presni në copa, t’u hidhni sheqer, kanellë dhe karafil, nëse ju pëlqen.
  • Pastaj vetëm shtoni pak ujë dhe pak lëng limoni dhe zjejini duke u kujdesur që zjarri të mos jetë shumë i lartë. Shija e mollës ruhet më mirë kur gatuhet në tigan, ndaj ne ju sugjerojmë metodën e dytë të gatimit.
     

Mollë e pjekur në furrë

  • Molla e pjekur në furrë nuk është asgjë më pak se çdo ëmbëlsirë tjetër, sidomos nëse ju përdorni mollë organike me cilësi të lartë. Për t’a përgatitur, mjafton që thjesht të hiqni bërthamën me një mjet të përshtatshëm pa e prekur nga jashtë.
  • Mollët vendosen në një tepsi dhe u hidhet lëng limoni, sheqer, mundësisht sheqer kafe, kanellë në formën e shkopinjve ose pluhur dhe pak ujë. Ato gatuhen në 200°C për rreth 30 minuta. Nëse i prisni mollët rezultati nuk do të jetë i njëjtë.
  • Mollët duhet të shërbehen të ngrohta dhe të hahen me thikë e pirun.
LEXO EDHE:  3 arsyet përse femrat aziatike jetojnë më gjatë dhe nuk shëndoshen asnjëherë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook