Ballina Receta Një trileçe nga duart tuaja!

Një trileçe nga duart tuaja!

“Trec leches” do të thotë tri lloje qumështi, ja si mund ta gatuani në shtëpinë tuaj.

   Kjo ëmbëlsirë mjaft e dashur nga ju, mendohet se e ka origjinën nga Amerika Latine,       gatuajeni me duart tuaja.

     Përbërësit për pandispanjën

  • 6 vezë
  • 200 gram miell
  • 200 gram sheqer
  • pak vanilje pluhur 

     Përbërësit për kremin

  • 300 gram qumësht
  • 300 gram pana të freskët
  • 300 gram qumësht i kondesuar
  • pak karamel
  • Përgatitja:

    Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe llojmë e i rrahim këto të fundit me rrahësin elektrik. masë të bardhë si shkumë. Në këtë pikë shtojmë me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke e trazuar gjithmonë. Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një e vazhdojmë ti rrahim përsëri. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin me kujdes që të mos bëhen kokrriza.

    I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar e të kenë formuar një masë homogjene. E hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 180°C përreth 25-30 minuta.

    Pasi është pjekur pandispanja e lemë të ohet pak. Më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet. Në një enë hedhim qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, i trazojmë mirë bashkë derisa ky i fundit të jetë shkrirë komplet. Hedhim panën e freskët në tavën që kemi pjekur pandispanjën. Vendosim sipër pandispanjën.

    Hedhim mbi të përgatitjen e qumështit. Sipër shtojmë karamel ( mund të shtoni sipas dëshirës edhe çokollatë të shkrirë). Vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë. Më pas e presim në copa katrore të vogla dhe e servirim. Ju bëftë mirë!

    Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook


     
     

   

“Ma vrau ai plehra para syve, e kapi dhe…”, zbardhet dëshmia rrënqethëse e motrës së Arielës

Kastriot Myftaraj: Kush është oligarku me 5 yje qeveritare, çfarë fshihet pas tij (Emri)

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Vlorë (Emrat)

Vrasja e Arielës, sociologu shpërthen ndaj gazetarëve: Derdimenë! Nuk të lini as të vdesësh rehat!

“Si u mashtruan paturpësisht banorët e Verrisë për inceneratorin e plehrave nga Edi Rama”

Historia e dashurisë që në gjimnaz për Arielën, familja e Aldisonit thotë se…

Ngjela i përmend me emra: Ja kush janë të korruptuarit e antishqiptarët që nuk punojnë, por fshehin…

“Arielën e dashuronte që i vogël, por…” shoku i ngushtë tregon ndenjat dhe mëritë e Aldisonit

Forumi Ekonomik Botëror jep alarmin: Pabarazia dhe varfëria në Shqipëri janë rritur në 5 vitet e fundit

U shemb përtokë me 5 plumba, zbardhet telefonata e fundit e Arielës

Artikulli paraprakAlarmi i mjekëve: Mos i konsumoni këto ushqime, shkaktojnë kancer
Artikulli tjetërVasili akuzon Ramën: Kërkon të bëhet edhe President i FSHF, ditë më të zezë futbolli shqiptar nuk ka parë