Ballina Receta Omëletë me brokoli dhe djathë çedar

Omëletë me brokoli dhe djathë çedar

Omëleta është gjithmonë zgjidhja ideale për mëngjes, e shpejtë dhe e shijshme.

Vetëm me këtë recetë, keni gati një vakt të shëndetshëm në vetëm 10 minuta.

Përbërësit:
  • vezë
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 1/3 gote brokoli (i copëtuar)
  • 2 lugë gjelle djathë Cheddar
  • kripë
  • piper i zi 
1. Shtoni vezët, ujin, pak kripë dhe piper të zi në një tas të vogël dhe i rrihni ato për pak minuta.
 
2. Ndërkohë, vendosni një tigan me pak vaj në zjarr dhe në të shtoni përzierjen e vezëve me ujë.
 
3. Me anë të një shpatulle lëvizni skajet e omëletës ngadalë në mënyrë që ajo të gatuhet plotësisht.
 
4. Kur sipërfaqja e vezëve është mpiksur plotësisht, shtoni djathin dhe brokolin e copëtuar në gjysmën e omëletë.
 
5. Lërini për rreth 1 minutë dhe më pas mbulojeni me gjysmë tjetër të vezëve.
 
6. Transferojeni në një pjatë për servirje dhe është gati për t’u shërbyer.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook