Ballina Receta Oriz me panxhar të kuq

Oriz me panxhar të kuq

Një pjatë tipike e stinës, me shumë shije dhe mbi të gjitha tepër e shëndetshme.

Familjarët do të mbeten mëse të kënaqur! Ja si të gatuajmë oriz me panxhar të kuq.

Përbërësit për 4 persona:

  • 330 g panxhar të kuq,
  • 260 g oriz integral,
  • 100 ml verë të kuqe,
  • 90/100 g presh, 
  • 2 c salcë tahini,
  • 600 ml lëng zarzavatesh, 
  • kripë,
  • 2 lugë vaj ulliri. 

Përgatitja:

    1. Vëreni të ziejë orizin integral me dyfishin e ujit që kërkon dhe pak kripë për 40-50 minuta. Në fund, kur ta ketë thithur të gjithë ujin mbulojeni dhe lëreni të pushojë për rreth gjysmë ore.
    2. Qëroni panxharët dhe grijini.
    3. Lani dhe grini preshin.
    4. Në një tigan hidhni vaj, kavërdisni preshin, hidhni pak kripë dhe gatuajeni duke e përzier për dy minuta.
    5. Shtoni orizin, përziejeni dhe shuajeni me verë dhe lëreni sa të avullojë. Pas kësaj shtoni panxharin, dhe pak nga pak lëngun e perimeve të vluar. 
    6. Përziejeni vazhdimisht. Pas 10 minutash kontrollojeni për kripën dhe lëreni të zihet edhe për 10 minuta të tjera. 
    7. Në fund shtoni salcën tahin, mbulojeni dhe lëreni të pushojë disa minuta para se ta shërbeni. Ju bëftë mirë!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook