Ballina Receta Panetone me fruta pylli

Panetone me fruta pylli

Kjo është padyshim receta më e veçantë e përgatitjes së panetones. Frutat e pyllit do ti japin një shije joshëse.

Përbërësit

– 1 miell për ëmbëlsira 
– 4 kokrra vezë 
– sheqer pluhur 
– fruta të grira
– 3 lugë gjelle sheqer
– kakao pluhur

Përgatitja

1. Merrni ¼ e panetones dhe e grini imët me dorë. Në një enë shtoni vezët, sheqerin pluhur dhe i trazoni mirë me anë të një rrahësi elektrik. Më pas i shtoni panetonen e grirë.

2. Merrni një gotë dhe shtoni brenda një garuzhde nga masa që përgatitët. Vendoseni në frigorifer.

3. Ndërkohë në një tigan shtoni frutat e ngrira dhe 3 lugë gjelle sheqer. I trazoni mirë dhe e lini përreth 5 minuta.

4. Merrni një pjatë dhe vendosni anash pak kakao pluhur. Vendosni ne qendër panetonen dhe sipër shtoni frutat e pyllit.

Koha për ta shijuar!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook